Durres / Autobusi merr flakë në ecje, dyshimet e para …

1 Minuta Lexim

Një autobus i linjës Durrës-Portoromano ka marrë flakë në ecje ditën e sotme dhe është shkrumbuar totalisht. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar nga zjarri.

Autobusi ka qenë në ecje e sipër dhe ka nisur të nxjerrë tym në pjesën e përparme. Shoferi e ka ndaluar dhe kanë dalë edhe pasagjerët. Mendohet të ketë qenë defekt në sistemin elektrik dhe me pas ka marrë flakë dhe rezerva e karburantit.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull