“Gangsterët shqiptarë! Po vijnë kriminelë?” Shqiptarët me gomone drejt Anglisë trazojnë politikën e shtetit ishull

2 Minuta Lexim

Zbulimi një raporti të inteligjencës ushtarake angleze prej gazetarit Mark Hookham në Mail on Sunday, ku tregohet ana operacionale e disa grupeve kriminale shqiptare, që dërgojnë njerëz me gomone në Angli, po kthehet në një çështje dite diskutimi në qarqet politike të shtetit ishull.

Richard Tice udhëheqës i partisë Angleze Reforma përmes një editoriali komenton investigimin e Mail On Sunday nga ku është zbuluar se 4 në 10 persona që mbërrina me gomone të Angli janë shqiptarë. Tice nge shqetësimin se të rinjtë shqiptarë që vendosin jetën në rrezik duke hipur në gomone kthehen në ushtarë të krimit të organizuar.

“Nuk dua te keqkuptohem. Shqipëria nuk është një vend luksi. Shumë jetojnë në varfëri dhe korrupsioni është i përhapur. Megjithatë është një vend me një ekonomi në rritje të shpejtë. Shqiptarët të cilët marrin këtë udhëtim të gjatë në Europë drejt brigjeve franceze nuk janë të tillë me jetët e tyre në rrezik”, shkuan politikani anglez.

Sipas Richard Tice në editorial flet për numrin e madh të shqiptarëve të përfshirë në kriminalitet në Angli. Sipas tij ata që mbërrijnë me gomone kthehen në kontingjent të krimit të organizuar shqiptar.

“Ekziston mundësia se shumë prej atyre që mbërrijnë me gomone kthehen në ushtarë të grupeve kriminale duke zëvendësuar ata që janë dënuar e janë pas hekurave. Sikurse ata mund të përdoren si skllevër modern në tregun e zi të punës ku kanë pjesën e tyre gangsterët shqiptarë. Qeveria jonë detyrohet të na japë një përgjigje”, shkruan ai në editorial.

Në fund të editorialit udhëheqësi i partisë angleze Reforma thekson se ka ardhur koha e të treguarit të së vërtetës nga qeveria angleze.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull