Detaje të reja janë bërë me dije nga arrestimi i dy fierakëve ditën e djeshme në Ksamil.
Ata u vunë në pranga pasi dhunuan një turist polak. Sipas burimeve të ndrshme, arsyeja e sherrit mes fierakëve dhe polakut ishte pasi shqiptarët i ngacmuan gruan.
Dëshmitarë nga vendngjarja deklarojnë se terrorizuan plazhin dhe e goditën me shkopinj në kokë 3-4 herë teksa pushuesi i huaj ishte pa ndjenja në tokë.
NJOFTIMI
“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. C., 36 vjeç dhe E. C., 43 vjeç, të dy banues në Fier, pasi ditën e djeshme, në Ksamil, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin polak S. A., 44 vjeç.”