Konvertimi i diplomes-nje non sens juridik.

3 Minuta Lexim

Fabian Zhilla

Me kujtohet ne vitin 2013, kur kthehem nga Britania e Madhe, qe universiteti privat i cili me kishte ftuar per te dhene mesim me kerkonte te “Njesoja” diplomen time te PhD. Atehere Britania e Madhe ishte pjese e BE-s, universiteti ku kisha doktoruar ne 50 me te miret ne bote. E mendova “njesimin” thjesht si nje verifikim rutine, per te vertetuar nese diploma e leshuar eshte zyrtare dhe jo mashtrim. JO e kisha gabim. Ministria e Arsimit e kohes te jepte nje liste me dokumenta qe duhej te plotesoje dhe nga ana proceduriale dukej sikur Ministria e Arsimit bente nje vleresim te dyte te nje diplome qe kishte leshuar nje vend i BE-s. Ishte pra sikur Mercedezin qe te perdorej ne Shqiperi ta certifikonte Uzina e Autotraktoreve. Mu deshen mbi 3 muaj qe doktoraturen time Britanike ta njihja ne Shqiperi. Ju them, atyre qe njihja ne Ministri, ore e kuptoni qe kjo procedure eshte nje non-sens sa ligjor por mbi te gjitha moral. Nuk mundeni ju te certifikoni nje produkt te BE-s dhe mbi te gjitha nje produkt qe eshte firmosur nga universitete qe ne pretendojme ti perafrohemi. Ju thjesht mund ta verifikoni dokumentin nese eshte leshuar nga x universitet dhe kaq. Nderkohe, mungesa e njesimit, nuk mund te pengoje dike te punoj ne nje universitet shqiptar, nese ky i fundit e ka vertetuar diplomen e leshuar nga nje institucion i BE-s ne forme zyrtare.
Ajo qe me irritoi me shume ishte se me duhej te dorezoja nje kopje te doktoratures time ne Bibloteken Kombetare me detyrim. Ne fakt nuk doja pasi ishte e padrejte. Shteti Shqiptar nuk ka investuar nje cent (para dhe burime njerezore) per ato vite djers qe nje student shqiptar doktorature apo masteri qe studion jashte vendit pa burse te shtetit tone shpenzon per te. Dhe atyre qe ju ka rene ky fat e dine mire sesa e veshtire eshte ajo eksperience. Mbi 50% e doktoranteve jashte nuk e perfundojne shkollen doktorale.
ME PAK FJALE: Procedura e njesimit te diplomes te leshuar nga vende te OECD duhet rishikuar dhe lehtesuar urgjentisht, pasi mbi te gjitha, eshte ofendim, le me non sens juridik.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull