Ymer Nurka
Merremi me gjithçka, por jo me thelbin e jetes: arsyen perse jemi ketu permbi dhé.
Duket sikur ligjin e xhungles, thjesht e kemi moderuar neper letra, sepse ne fakt ngelet po ai, qe vepron egersisht midis nesh. Njeriu duhet te trajtohet ne te gjithe dimesionet, ku ai shfaqet. Duhet te orientohet, te edukohet, te kurohet, te trajtohet e te ngrihet me kembe me tere vetedijen e vet. I rashe gjate, per t’i thene disa gjera troç. Kur te ndjehemi njerez, atehere do te arsyetojme dhe si rrjedhim do te ndertojme edhe shtetin tone ne dobi te qytetarit dhe te se drejtes humane.
Varferia e shqipetareve po e prek ekstremisht honin me te thelle, jo thjesht greminen morale, por edhe ate materiale. Nje nder fenomenet me te dhimbshme te nje shoqerie, qe sot shpaloset ne te kater anet e Shqiperise eshte “Lypja”. Veten ne rrethrrotullimin e Plepave numerova shtate lypsa qe perdorin foshnjat per te terhequr vemendjen e “meshiruesve” dhe per te fituar ato kacidhet kriminale. E theksoj kriminale, pasi protagonistet dhe padronet e tyre abuzojne me shpirtrat e pafajshem te atyre foshnjave te zhyturane mesin e vapes lemeritese (s’di me çfare), ndoshta me opium ne gjumin e thelle. Ndalojne makinat dhe zonja e zoterinj u ofrojne qindarkat e tyre, per marre ate lutjen e lypesit: “Te rujt zoti!”. Harrojne se keshtu po stimulojne krimin. Ajo qe me çudit thellesisht eshte: si xhanem nuk i bie ne sy ky fenomen kriminal, nje punonjesi social, nje prokurori, nje oficeri policie, nje mesuesi, nje mjeku, nje intelektuali, nje zyrtari çfaredo, se e di qe drejtoret, ministrat dhe K/ministri me Presidentin kane hallet e botes dhe sherrnajat politike te pushtetit?! Po mire keta te mesipermit kane hallet e tyre, sesi te mbushin xhepin,sikur flaka t’i bjere shoqerise, po ju zonja, ju nena gjoja shpirtbuta, ju baballare, kaq pa ndjenja jeni, apo nuk e kuptoni se indiferentizmi do t’ua sjelle neser krimin tek pragu, tek femijet tuaj, tek niperit dhe mbesat. Eshte dritheruese, tmerruese, madhe barbare te shfrytezosh dhe te abuzosh me shpirtin e pafajshem te femijeve keshtu. Doni statistika?! Po sikur edhe nje foshnje te trajtohet barbarisht mjafton e tepron o njerez. Me qindra femije brenda vendit, gjenden te shtrire pertoke nga mostrat e lypjes, ne mesin e vapes dhe te ftohtit mbi betonet e pedonaleve dhe trotuareve. A e dini se lypja ka piramiden e vet te shfrytezimit?! A e dini se vendet ku lypet kane padrone? Po ku ta dini ju kur keni mbetur te gjithe ne meshire te fatit. Ne jemi kthyer ne nje shoqeri llapaqenesh dhe mjeranesh, qe gjithçka ndodh mbi kete toke e trajtojme si hipokrite ne sherbim te pushtetit dhe politikes. Ja siç trajtuam aksidentin e fundit! Gjoja si humane dhe te ndjeshem, gjoja bejme demostrata dhe revolta. Nje shoqeri turpi, e cila gjeneron pasiguri dhe injorance. Me dhimbset populli deri ne palce.
foto web