Megamashtruesi turk në kthetrat e policisë së Elbasanit

3 Minuta Lexim
Mund të konsiderohet një ndër operacionet më të sukseshme të policisë së Elbasanit, ai i prangosjes së mashtruesit më të famshëm turk në ditët e sotme. Prej disa kohësh mes autoriteteve më të larta të shërbimeve policore të Turqisë dhe vendeve të rajonit të Ballkanit, është folur dhe janë organizuar biseda e takime për identifikimin dhe kapjen e të shumëkërkuarit, shtetasit turk F. O., 28 vjeç.
Ka qenë operacioni i koduar ” Brain” i Drejtorisë
 vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me FAST Albania dhe DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, i cili e ka mbyllur përfundimisht aventirën arratisëse të mashtruesit të mijlra qytetarëvr në vendin e vet.
Turku i shumëkërkuar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale  “Krijimi i organizatës kriminale” dhe “Mashtrimi me pasoja të rënda”, ka rënë në prangat e policisë në Himarë, ku prej disa ditësh ishte strehuar në bashkëpunim me një shoqërues shqiptar.
28 vjeçari i shumë kërkuar nga drejtësia turke, falë përdorimit të metodave proaktive nga DVP Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka përfunduar kështu aventurën e cila mbetet në qendër të vëmendjes së medias turke.
 Operacioni policor i njësive të Elbasanit, me emrin “Brain”, ekzekuton në këtç mënyrë  urdhër- kërkimin ndërkombëtar nga Interpol Ankara.  Gjykata e Lartë e Stambollit më herët ka lëshuar urdhër arresti në vitit 2021, ndaj 28-vjeçarit, per veprat penale “Krijimi i organizatës kriminale” dhe “Mashtrimi me pasoja të rënda”.
 Sipas komunikatës së policisë, gjatë operacionit, bashkë me shtetasin e shumëkërkuar, u shoqëruan dhe 2 shtetas te tjerë, B. Sh., 36 vjeç, banues ne Tiranë dhe E. H., 37 vjeç, banues ne Durrës, të cilët janë shoqëruar për veprime të mëtejshme, për të sqaruar pozitën e tyre procedurale në raport me personin e shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar laptopë, aparate celulare, karta bankash etj.
Materialet  proceduarale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Mediat turke ndërkohë e vlerësojnë këtë operacion të policisë së Elbasanit në Shqipëri si një ndër më të sukseshmit dhe që rrit bedueshmërinë e partneritetir të strukturave tona me ato rajonale dhe kryesisht me Turqinë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull