Miku i Brad Pitt shpërthen kundër Angelina Jolie: Kërkon të njollosë imazhin e tij

1 Minuta Lexim

FBI nuk pritet të rihapë hetimin për Brad Pitt edhe pse Angelina Jolie ngriti një padi. Pitt ishte nën hetim nga FBI lidhur me akuzat për abuzim fizik pas një grindjeje të supozuar mes tij, Jolie dhe djalit të tyre Maddox, atëherë 15 vjeç, gjatë një fluturimi me avionin e tyre privat nga Franca.

Jolie, e cila ngriti një padi me emrin Jane Doe, dëshiron të dijë pse byroja nuk ngriti asnjë akuzë ndaj ish burrit të saj. Mirëpo, një mik i Pitt është shprehur se Angelina po e bën këtë gjë për të njollosur imazhin e ish burrit të saj. “FBI e hetoi plotësisht incidentin, ka zero shanse që ata të rihapin çështjen.

E gjithë kjo është një përpjekje e përbashkët për të njollosur Brad.”, tha ai duke shtuar: “Statuti i kufizimeve ka kaluar shumë dhe ata kanë parë të gjithë informacionin. Nuk ka asgjë të re këtu. Në atë kohë ata i morën parasysh të gjitha akuzat e Angelinës dhe nuk ngritën asnjë akuzë”, tha burimi.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull