“Mua më ka thënë Clinton burrë shteti që 30-vjeç”/ ‘Mburret’ Meta: Do iki si Gruevski thanë, ja në Jalë jam duke…

2 Minuta Lexim

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një intervistë për News 24, deklaroi se ai personalisht nuk ka kryer kurrë shkelje në jetën e tij, jo vetëm në Shqipëri, po në çdo vend të botës.

Meta theksoi se një gazetë austriake ka shpifur për të me urdhër politik nga Tirana, sepse sipas tij është një media që përdoret për të bërë të tilla shkrime.

Më tej, Meta tha se Rama ka marrë në qafë njerëz, duke i futur në burg për një foto me Presidentin Amerikan dhe se vetë nuk ka nevojë të bëjë të tilla çmenduri, sepse i ka thënë “Bill Klinton burrë shteti që 30 vjeç”.

“Akuza për mua vijnë nga një fletushkë, që ka përditë dhjetëra gjyqe për shpifje, janë trillime. Nuk doli për herë të parë te një gazetë austriake, që përdoret për këto raste. Mos e ndyeni studion tuaj, duke përmendur emra që nuk janë në integritetin e studios suaj. Këto shpifje janë hedhur edhe nga një revistë amerikane e George Soros, kjo çështje është mashtrim, nuk ekziston.

Nuk ekziston asnjë fakt, që nga Amerika deri në Zimbabve duke përfshirë edhe Zelandën e Re, që Ilir Meta të ketë shkelje. Pastaj ju e dini që Rama futi në burg gruan e Bilalit, Meta nuk është në këtë nivele, se Ilir Metës i ka thënë Bill Klinton burrë shteti që 30 vjeç. Më kanë thënë që do përfundoj si Gruevski e unë jam këtu, sot në Jalë, do vij në Tiranë, më 1 shtator, 2 shtator, kurdo aktiv në politikë, siç kam qenë e do jem”, deklaroi Meta.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull