Ngjarja e rëndë në Tiranë, publikohet video – autori vret vëllain dhe kunatën, largohet i qetë

1 Minuta Lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, ku vëllai ka vrarë vëllain dhe kunatën.

Ngjarja ka ndodhur në biznesin e çiftit, një agjenci turistike, rreth orës 16:40, në rrugën “Islam Alla”, afër ‘Myslym Shyrit’, një prej zonave më të frekuentuara në kryeqytet.

Është publikuar videoja ku shihet i dyshuari A.M duke u futur në biznesin e vëllait të tij D.M, të cilin e ekzekuton me armë zjarri bashkë me bashkëshorten e tij N.M.

Pasi kreu krimin që tronditi Tiranën, A.M largohet i qetë nga vendi i ngjarjes.

Autori i ngjarjes u arrestua pak orë pas krimit në zonën e “5 majit” , ndërsa pas arrestimit ka deklaruar se e ka hedhur armën.

Dyshohet se shkak i ngjarjes së rëndë janë bërë konfliktet familjare që dy vëllezërit kishin prej disa kohësh.

VIDEO

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull