Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se sot vendi do të vijojë të jetë të mbetet nën ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime dhe gradualisht shtim të vranësirave të cilat në mesditë do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit ndërsa në zonat malore reshjet e shiu parashikohen me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave lokale.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 1-6 m/s e cila hera herës pritet të fitoj intensitet deri në 12m/s. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 20/32 | Diell re shi |
Kukës | 16/29 | Diell re shi |
Lezhë | 21/32 | Diell re shi |
Dibër | 14/30 | Diell re shi |
Durrës | 15/33 | Diell re |
Tiranë | 21/33 | Diell re shi |
Elbasan | 16/34 | Diell re shi |
Berat | 18/33 | Diell re shi |
Vlorë | 19/32 | Diell re |
Korçë | 15/30 | Diell re shi |
Gjirokastër | 16/33 | Diell re shi |
Sarandë | 16/32 | Diell re |