Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se dita e hënë do të ketë përgjithësisht mot të paqendrueshëm.
Moti parashikohet me kthjellime dhe shtim të vranësirave në mesditë e pasdite.
Reshjet e shiut do të përfshijnë vendin në pjesën më të madhe të tij me intensitet të ulët e mesatar. Përkohësisht reshjet do të marrin karakter shtrëngatash me rrufe.
Era do të fryjë me drejtim juglindje- veriperëndim mesatare e përkohësisht e vrullshme në bregdet.
Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 20/32 | Diell re shi |
| Kukës | 16/29 | Diell re shi |
| Lezhë | 19/29 | Diell re shi |
| Dibër | 15/28 | Diell re shi |
| Durrës | 20/28 | Diell re shi |
| Tiranë | 21/31 | Diell re shi |
| Elbasan | 17/31 | Diell re shi |
| Berat | 17/31 | Diell re shi |
| Vlorë | 19/28 | Diell re shi |
| Korçë | 14/25 | Diell re shi |
| Gjirokastër | 16/31 | Diell re shi |
| Sarandë | 18/30 | Diell re shi |

