Shkarkohet drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano

1 Minuta Lexim

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, është shkarkuar nga detyra.

Kjo u bë me dije nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.

Çuçi tha para gazetarëve se shkarkimi i drejtorit të Policisë, Gledis Nano ka ardhur pas ngjarjeve të fundit kriminale që kanë ndodhur në vendin tonë.

Deri në emërimin e drejtorit të ri të Policisë, ministri i Brendshëm tha se detyrat do t’i ushtrojë nëndrejtori i Përgjithshëm i Policisë.

“Shumë shpejt do t’ju njoftojmë edhe për emërimin e ri”.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull