Milaim Zeka
Takimi do te kete tema te dhimshme. Presidenti serb, bashke me Kryeministrin Kurti, mbase do te nenshkruajne nje marreveshje ku te dyja vendet do te zotohen perpara faktorit nderkombetar se ”nuk do ta sulmojne njeritjetrin”.
VUqiçi, duke e ditur se Kosova kurr nuk e ka sulmuar ne historin e saje, as nuk do ta sulmoje, do te filloje qe te nxjerre favore per Serbine, ne emrin e serbeve te Kosove.
E para, ashtu sikurse me rrymen, do ta ndaje veriun e Kosoves, duke nxjerre nr te ri te targave te makinave. Mitovica qe eshte me 02, ne te ardhmen do te behet me 08. Pra, nje ndarje totale nga jugu i Mitrovices.
Pastaj do te flitet per ”Zajednicen”, qe lezetshem deri ne orgazem i thoshte Albini kur ishte ne opozite, e duke e kundershtuar me dhune dhe mjete terroriste, tash do ta nenshkruaje, duke thene: ”Po ata bre e kane bere, jo une”!
Nga kjo, do te kalojme tek Kishat Ortodokse, qe ne realitet jane kisha te shqiptareve ne radhe te pare, e krejte ne funde fo te flas per nje autonomi te serbeve te veriut, qe eshte hapi fillestar per nje bashkangjitje te krsaj pjese me Serbine.
Po per t’i mbuluar krejte keto te zeza per vendin, Albini e ka te lehte, sepse ai eshte i pakrahasueshem me ndonje politikan tjeter qe ta perdor edhe shamine, vetem e vetem per ta mashtru qytetarin e Kosoves.
Albini do kthehet ne Kosove si fitimtar. -A e shihni, do t’i thote popullit, une arrita “marreveshje historike me Serbine per mos me na sulmu”! Elektorati do ta cilesojne kete si trimeri te Albinit, i cili e detyroi te “gjunjezohet” Aleksandin e Serbise.
E çka kane rendesi kerkesat e Serbise qe po e shkaterrojne shtetin dhe te ardhmen e vendit. Per xhematin e Albinit ka rendesi vetem me thane: “A e pate bre qysh ja ftofi Vuqiçit, akull ja ka ba”!
E vuqiçi, duke kuptuar teper mire kete mentalitet, do te vazhdoje perpara nderkombetarene me lojen e viktimes, xhynahit, friges, tamam sikur ujku qe e hengri qingjin, sepse frigohej se po e sulmonte!
Tani qytetari Republikes te Kosoves duhet te zgjedhe e te mendoje mire se prej te gjitha te keqijave per Kosoven, a me mire ishim dikur kur edhe vidhej, edhe punohej, apo tani qe edhe vidhet, edhe nuk punohet, po me e renda, forte po mashtrohemi.
Vetem 11 perqind eshte shfrytezuar bugjeti per projekte kapitale. Po Albini e din qe jo populli, po as elita “intelektuale” nuk e kupton kete. Asnje zhvillim neper komuna. Vetem po shllajfitum (vendnumerojme)! Inflacioni katastrofe. As kete nuk e kupton ky popull, kete e din Albini, perndryshe do te kishin greva e protesta per rritje te pagave. Po Albini e din se per elektoratin e tije, keto nuk kane rendesi. Rendesi ka shamia.
A e keni po shoqerin civile, e shume organizata te grave, jane ne gjendje me reagu e protrstu edhe per nje pordhe ne çarshi, ama per çeshtje jetike te vendit, bash kaps bahen, jo vetem poshte, po sidomos larte.
Flasim pas dates 18. Flasim edhe per ngrehjen e vesheve qe du u beje Sekretari i NATOS, Albinit dhe Viqiçit. Prandaj do i takoje ndaras. Vuqiçit do i thote se po vazhdove me kete retorike, kufirin e “Zones te Ndaluar” ta kthejme 20 km brenda Serbise, ashtu sikurse ishte deri vone.
Albinit do ja thote troç: Stop me provokime per te mbuluar deshtimet e brendeshme. Merru me luften ndaje krimit dhe korrupcionit, e mos u merr me pune qe as nuk ke force, as mundesi. Serbine e Rusine i stopojme ne, jo Kosova.