Turizmi me Furgon!

4 Minuta Lexim
Nga Fabian Zhilla
Kisha vite pa perdorur furgonat dhe autobuzat brenda per brenda Shqiperise. Mora nje furgon per Vlore si turist. Fillimisht duhet te mendosh si te shkosh deri tek autobuzet. Mbase taksia deri atje te shkon me shtrenjte se vete rruga. Furgoni ishte bosh dhe relativisht i paster. Brenda kishte 3 vajza, dy qe flisnin rusisht, une dhe nje djale tjeter vlonjat. Pervec nesh, shoferi dhe dy fatorinot. Rruges mblodhem edhe ndonje syresh.
Pa dale mire nga Agjencia i them njerit prej fatorinove a mund te dal te ble nje shishe uje. Me pa si UFO dhe mu duk sikur nuk ma kuptoi shqipen fare. Faji im. Duhet te mesoj dialektet… po shkoja ne Vlore jo ne hene:)
Rruga fillon me fatorinot qe i thone shoferit kapi dhe nja 5 kosovare se po vinin ne Vlore. Nuk i gjeten si perfundim. Faji i kosovareve c’fare humben:).
Me pas shoferi tek te 50-tat vendos disa kenge te krahines qe ishte luks ti degjoje nese do kishe mundesi te shmangie zhurmen e motorreve.
Pjesa me interesante ishin dy fatorinot. Mu duk sikur koha kish ngrire ne vitin 1995. Te veshur me bluza te zeza, te karbonizuar ne fytyra nga plazhi apo dielli, pa pike dhjami ne trup, gjysem esell, dhe me kapelet mbi sy qe bisedonin ne kokerr te qefit… “i thashe vella… une jam elektron i lire vella.” Ishin disa fjale qe kapa ne ajer. Me i riu ju ul turisteve te huaja nje vend para dhe nuk jua ndante syte. I shihte aq forte sa mitraloi cdo sedilje me kersherine e tij sigurisht per te mesuar rusishten. Mikepritja apo ndonje buzqeshje tek fatorinot ishin haram. Faji yne qe kerkojme kaq shume ne Vlore .
Fati i madh qe vlonjati qe kisha ngjitur, bardh si bora, 15 kg mbi peshe, ma kuptoje shqipen dhe me sqaroje se ku ndalon furgoni. Me tha jane dy pika por i themi shoferit ne fund se mbase te le tek ndalesa qe do ti.
Zhurma ne furgon te krijonte idene se po udhetoje ne traktor.
Kondicioner furgoni kishte por sigurisht temperatura nuk ishte me pak se 2 grade jashte besoj. E vetmja dritare nga ku futej pak fresk ishte ajo e sipermja ( baxhoja). Lum ne qe kishim nja dy pasagjer qe kishin vene parfume te mira. Faji i im qe nuk e mora parasysh kete fakt:).
Rruges u mbushem gradualisht, kryesisht me mosha te treta. Ata vazhdojne te besojne tek low cost nga halli.
Qershia mbi torte nje cift pleqsh qe i morem ne Lushnje. Burri rreth te 70-tave, elegant dhe me kaskete. Veshur nje kemishe leshi dhe te folurin pike. Fillon biseda me dike te moshes qe iu thote sa te mbajtur jeni. Plaku qe i thote do pleqerojme edhe 100 vjec, derisa Ai lart ( tregon dhe me gisht) te na marri jeten. Vetem Atij i lutem. I thone pse beson. Kam besuar dhe do besoj. Plaku dhembet i kish rruaze dhe mund te sfidonte shume te rinj per fizikun e mire qe kish. Nuk munda ti bej nje foto portret si ato te Ben Blushit ne fakt. Mekat!
Ne konkluzion, jemi popull shume interesant por kemi nevoja madhore per te permiresuar sherbimet. Turizmi fillon qe kur zbret nga avioni dhe deri kur largohesh.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull