Nga Mevlan Shanaj
Pas viteve 90
E kuptova këtë njeri! E ëma kishte qenë besimtare Ungjillore që kryente ritualin çdo ditë dhe kishte paguar taksën çdo muaj. Kur erdhën Ungjillorët , mamaja e tij ishte një çudi botërore! Kishte hequr mënjanë taksën për tërë vitet e ndalimit të fesë! Aty kuptova dhe besimtarin e fshehur Viktor Gjika! I devotshëm ky besimtar i skajshëm i mbyllur brenda vetes . Kurrë në jetë nuk e kisha dëgjuar të fliste për fenë, por për një respektim të shtetit! Nuk dua të tregoj për regjisorin e parë timin ( të cilit i mbeta mirënjohës përjetësisht, pasi më besoi në kryerol duke qenë student, kështu më mori mua dhe Kujtim Laro, kompozitor , të dy në bangot e shkollës, kjo tregon guxim dhe guxim kanë të talentuarit) Dua të them se me Viktor Gjikën e kam njohur më 1961, të sapo kthyer nga jashtë, vinte takonte të motrën në shkollën e mesme mjeksore në Tiranë. Binte në sy si një gjerman apo suedez i pashëm, veshur bukur me çantë në dorë, të linte përshtypjen e një njeriu të sapo dalë nga kutia. Vetëm i bukur ! Gjithë jetës me energji dhe ambicje të pamatshme! Dhe me këtë njeri më rastisi të kalonte me mua më së shumti tre vitet e fundit të jetës! Shkonim bashkë kudo pasi i filluan problemet shëndetësore! Diagnozën fatale , me mjekun “ komplotova” të mos ja themi! Përgatitëm dy receta të vërtetën jo për të , po për ta dërguar në Itali së bijës për konsultime të specializuara! Me tre mjekë ( Dr Ilir Kajo , i pari që e diagnostikoi , Dr Shahin Kadare RIP,për biopsinë dhe Dr Gjergji RIP. Scaner. Me të tre këta veprova me nga dy versione recetash! Dielli nuk mbolohet me shoshë! Vajti në Itali kreu operacionin dhe për tre vjet mbeti njeriu model i mos ankimit. I bindur se e flamosura kishte punën e vetë, me Viktorin kishte punë optimizmi! Gjithë jetës më kishte krijuar bindjen se dinte edhe centimetrat që shkelte. Në këto dreq halle u shtrua Flora, një grua e bukur e përkushtuar ndaj tij, si asnjë grua tjetër kineasti në botë sipas meje.Deri më sot nuk kam gjetur një model tj. Flora e bukur dhe krenare erdhi një
ditë pas vitesh dhe u shtrua në spital për ndërhyrje në herniediscale. Po e shoqëronim Vitjan, me Natashën në korridore deri në përfundim të operacionit. Pas gati 4 orësh nga fundi i korridorit u dëgjua një zë: Viktor! kush është Viktori! Vrapoi i shkreti, pas tij edhe unë. Gruaja që doli i tha: Ne jemi tri gra këtu! Viktori i tronditur nga operacioni i Florës, i thotë: Po Flora si është? Ato: Aha ajo në rregull ! Po më falni, u thotë Viktori: unë e kam bërë pagesën siç më kanë thënë! – Jo, jo , ne nuk përfshihemi në atë pagesë! Ikëm të trishtuar. Në njërën nga këto ditë qe rënduar nga shëndeti.Të shoqen e kishte ende në spital! Më mori në tel dhe për herë të parë shprehu pasiguri për jetën! Më tha me zë të trembur, si më thua ta le derën hapur se nuk dihet çmë ndodh gjatë natës, ku i dihet !!!! Mos ta dëgjoj këtë fjalë , i them! Mos mendo për derën! Dhe i vajta më vonë në shtëpi! Ishte kalimtar ai mendim , kurrë nuk u dorëzua?Viktori kishte fituar kudo dhe kurdo në jetë! I thoshim që emri yt do të thotë Fitues. Ashtu ishte gjithë jetën e tij fitimtar: Në shkollën e mesme me rezultate të shkëlqyera po kështu u kthye nga studimet me Diplomë Nderi. Që në fillimet e punës me kamera në filmat artistikë ishte një shpërthim i ri në ekranin shqiptar. Cv e tij është ndoshta nga kineastët më të shquar . Ka filluar me dokumentarët dhe filmat që erdhën njëri pas tjetrit. Po ti rendisja do gaboja po ja po them: “Gjeneral gramafoni” “ Rrugë të bardha “ , “ Nëntori i dytë” e tj e tj etj. Viktor Gjika njeriu që pavdekësoi kinemanë shqiptare! Katër orë para se të ikte bëri vetëm një xhest disaprovues për vazhdimin e jetës! Një pulitje të syve dhe një tundje të kokës! Hera e parë dhe e fundit që u dorëzua! Nuk më ka rastisur në jetë një i dytë për nga rezistenca!Çudia ndodhi se tek ai nuk erdhi pleqëria , iku i bukur siç kishte qenë gjithë jetës! Viktori do të mbetet si krijues monumenti më i bukur i filmit shqiptar! Ka krijuar imazhin e së shkuarës artistike historike, të njeriut patriot,të fshatarit të ndershëm , të qytetarit fisnik. Të shqiptarit të papërkulur Karakteret e personazheve në filmat e Viktor Gjikës nuk dinë të vdesin, me kalimin e viteve janë gdhendur në koshiencën e çdo shikuesi. I përjetshëm emri i njeriut që erdhi prej Korçës së dijes për të ndriçuar gjithë Shqipërinë! Është shumë pak të ketë një statujë për të në ish Kinostudio apo në Korçë apo kudo tj në Shqipërinë që na ka dhënë përmes ekranit!Më pëlqenin energjitë e tija. Nuk e imitova, nuk e mora inat! E çmoja! E pata mik! Nuk jam bindur që nuk jemi përsëri së bashku!( Sa shumë
e lartësove Korçën me veprën tënde))!!!