9 mln njerëzve u kërkohet të evakuohen pasi supertajfuni Nanmadol goditi Japoninë

1 Minuta Lexim

Nëntë milionë njerëzve u është kërkuar të evakuohen nga shtëpitë e tyre pasi Japonia është goditur nga një nga tajfunet më të këqij që vendi ka parë ndonjëherë.

Supertajfuni Nanmadol ka vrarë dy persona dhe ka plagosur pothuajse 90.

Ai goditi Kyushu, më jugori nga katër ishujt kryesorë të Japonisë, të dielën në mëngjes dhe do të arrijë në Honshu, ishullin më të madh, në ditët në vijim.

Dhjetëra mijëra njerëz e kaluan natën e së dielës në streha dhe pothuajse 350.000 shtëpi janë pa energji elektrike.

Transporti dhe biznesi janë ndërprerë dhe vendi është i përgatitur për përmbytje të mëdha dhe rrëshqitje dheu.

Nanmadol ka sjellë stuhi deri në 234 km/h, dhe në disa zona u parashikuan 400 mm shi në 24 orë.

Shërbimet e trenave, tragetet dhe qindra fluturime janë anuluar. Shumë dyqane dhe biznese të tjera janë mbyllur dhe thasë me rërë janë vendosur për të mbrojtur disa prona.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull