Ambasadorja Yuri Kim i shkon në zyrë Ilir Metës, për çfarë diskutuan

1 Minuta Lexim

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me Ilir Metën.

Sipas, Metës kanë diskutuar mënyrë konstruktive mbi bashkëpunimin e Partisë së Lirisë me SHBA.

Sot mirëprita në selinë e Partisë së Lirisë Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, znj. Yuri Kim.

Ishte kënaqësi të diskutonim hapur dhe në mënyrë konstruktive mbi bashkëpunimin e Partisë së Lirisë me SHBA, në interes të forcimit dhe intensifikimit të partneritetit strategjik midis Shqipërisë dhe SHBA, përmbushjes të detyrimeve tona si vend anëtar i NATO-s, si dhe reformave prioritare të përshpejtimit të integrimit europian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull