Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç deklaroi se Serbia ndodhet nën presionin më të madh politik që nga viti 1999.
Bërnabiç u shpreh se kjo po ndodh edhe për shkak të fjalimit të presidentit Aleksandër Vuçiç në Asablenë e OKB-së, shkruan Euronews Serbia.
Një tjetër arsye, sipas saj, është nënshkrimi i planit konsultativ ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë dhe Rusisë, duke thënë se reagimet negative për shkak të atij dokumenti janë të panevojshme.
“Ata që kritikojnë, sulmojnë Serbinë dhe shpallin deklarata kundër vendit tonë, duhet të kishin parë se, ndryshe nga planet e ngjashme, në këtë marrëveshje nuk përmendet as aspekti i sigurisë dhe as ndonjë konsultim për ndonjë bashkëpunim ushtarak”, tha ajo.