Aktori amerikan Brad Pitt prezantoi në mënyrë diskrete veprat e tij skulpturore në një ekspozitë të përbashkët fundjavën e kaluar në Finlandë.
“Ishte emocionuese dhe e mrekullueshme,” tha Sarianne Soikkonen, kuratore e Muzeut të Artit në Tampere, qyteti i tretë më i madh i Finlandës.
Aktori (58), një skulptor kryesisht autodidakt, ekspozoi nëntë vepra për herë të parë në një ekspozitë të përbashkët në muze.
Ndër veprat e tij, ekspozita përfshin një panel të madh suvaje që përfaqëson një gjuajtje, si dhe një sërë skulpturash silikoni në formën e një shtëpie, secila prej të cilave është goditur nga plumba të një kalibri të ndryshëm. Për habinë e madhe të finlandezëve që nuk janë mësuar me vizitat e yjeve të Hollywood-it, aktori erdhi të shtunën në ekspozitë i shoqëruar nga muzikanti australian Nick Cave, i cili ekspozoi edhe disa nga punimet e tij skulpturore.
“Për mua dhe Nick-un, është një botë e re dhe një qasje e re. Thjesht ndjehet mirë”, tha Pitt për mediat finlandeze, të cilat nuk ishin të informuar për mbërritjen e tij.