Cardi B viziton shkollën ku ka bërë gjimnazin dhe nxënësit s’po u besonin syve

4 Minuta Lexim

Cardi B po ndihmon komunitetin e saj me një donacion shumë bujar. Reperja e suksesshme vizitoi ish-shkollën e saj të mesme në Bronx të Nju-Jorkut dhe u emocionua, duke i habitur studentët në auditor, të cilët e pritën me brohoritje.

“Shpresoj që sot të mos jetë një ditë lotësh për mua”, tha Cardi në një video në Instagram.

Këngëtarja njoftoi se po i dhuron shkollës 100 mijë dollarë për aktivitete të fokusuara në programet e muzikës dhe kërcimit. Ajo shpjegoi se dëshiron që studentët të argëtohen ndërsa mësojnë, duke i dhuruar paratë për aktivitete pas shkollës, ndoshta mësime, ose diçka argëtuese, si një program muzikor.                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                Ajo ndau gjithashtu disa nga përvojat e saj në shkollën e mesme, si “shumë vendime të këqija” dhe inkurajoi studentët të mendojnë për të ardhmen e tyre përpara.

“Kjo shkollë e mesme, IS 232 në Bronx, ka një vend shumë të veçantë në zemrën time! Më shndërroi nga një vajzë 11-vjeçare në një adoleshente të rritur. Fëmijët në Bronx duhet të rriten shpejt për t’iu përshtatur rrethanave dhe mjedisit tonë,” shpjegoi Cardi. “Shpresoj se donacioni im mund të ndihmojë në krijimin e një programi të mrekullueshëm pas shkollës që do t’i ndihmojë fëmijët të qëndrojnë larg rrugëve ose në një shtëpie të trazuar.”

Fansat e reperes e lavdëruan atë për donacionin përmes rrjeteve sociale.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull