Çifti shqiptar me pasaportë suedeze kapet me 5 milionë euro kokainë

1 Minuta Lexim

Një çift emigrantësh shqiptarë në Itali janë arrestuar nga policia me 26 kg në makinë.

Hetuesit në Foggia zbuluan një makinë me targa suedeze që ndalonte vetëm në një servis pranë San Severo.

Çifti shqiptar që kishte pasaporta suedeze, kanë vëzhguar me kujdes zonën, më pas gruaja ka zbritur nga makina dhe pas pak minutash është kthyer në makinë, ndërsa bashkëshorti qëndronte brenda .

Për shkak të lëvizjeve të dyshimta në këtë zonë, hetuesit shkuan pranë makinës e tyre, ku kryen një kontroll të imtësishëm.

Me mbështetjen e njësisë së qenve, u krye një kontroll i plotë i makinës, ku u zbuluan dy shtresa të dyfishta, njëra nën sediljen e shoferit dhe tjetra nën sediljen e pasagjerit.

Pakot e kokainës së fshehur ishin me pamjen e mafiozit të njohura italiano-amerikan, Al Capone.

Çifti i shqiptarëve kishte rolin e korrierëve në këtë trafik droge.

Vlera e 26 kilogramëve të gjetura të lëndës narkotike do të ishte plot 5 milionë euro nëse do të shitej.

Çifti shqiptar u arrestua dhe u dërguan në burgun e Foggias dhe akuzohen për trafikim dhe posedim të paligjshëm të drogës.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull