Digjet makina gjatë natës në Vlorë

0 Minuta Lexim

Një automjet është djegur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm (17 shtator) në lagjen “Topana” në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur në orën 03:30. Makina tip “Fiat Croma” është në pronësi të shtetasit Pëllumb Matja.

Mësohet se automjeti ka qenë i parkuar.

Dyshohet se shkak për flakët është bërë një defekt teknik në automjet.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull