Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka anuluar urdhrin e paraardhësit të tij Gledis Nano për hapjen e konkursit për gradën Kryekomisar.
Nga burimet mësohet se urdhri i ri mban datën 20 shtator.
Në këtë konkurs do të konkurrohej për 75 vende të lira për këtë funksion dhe është anuluar me motivacionin e ristrukturimit të policisë.
