E-maili që mbërriti në Polici: Talo Çela u takua me Ervin Matën në Tiranë, porosia që iu dha

3 Minuta Lexim

Në muajin gusht të vitit 2021, Njësia Anti-Terror, e cila drejtohej nga Gledis Nano ka mbledhur informacione për të shumëkërkuarin Talo Çela.

Në email-in e publikuar nga hakerat, që mban firmën e Gledis Nanos, thuhet se Talo Çela, i cili është parë në Tiranë gjatë muajve korrik dhe gusht të vitit të kaluar, ka kontakuar me Ervin Matën.

Sipas burimit, Ervin Matës i është thënë se Talo Çela ka shumë kundërshtarë dhe se mund ta vrasin.

Burimi i informacionit dyshon se Ervin Mata mund ta përdorë Talon për të eliminuar ndonjë nga kundërshtarët e tij.

E-maili i plotë:

Drejtoria e Antiterrorit ka administruar një  informacion  i cili bën fjalë  për personin në kërkim Talo Çela dhe disa lidhje me interes të tijë.

Sipas informacionit, personi në kërkim Talo Çela prej disa kohësh është parë të lëvizë në Tiranë. Me datën 5 Gusht 2021 pas orës 20.00 ai ka shkuar tek një hotel me adresë tek Rruga  e Dibres.  Atje ai ka shkuar i shoqëruar nga tre persona të tjerë të cilët kishin në përdorim nje mjet tip golf ngjyrë gri kurse vetë udhëton me një mjet tip Audio Q8 ngjyrë blu të errët me targa gjermane.

Burimi ka informuar se në këtë objekt, Talo Cela ka qënë dhe para dy javësh, rreth datave 25-26 Korrik 2021. Herën e parë, Talo është parë na makinë me një femër dhe një femijë kurse  me datën 5 ka qënë vetëm. Sipas informacionit, Talo ÇELA ka marrë kontakt me shtetasin Ervin Mata.

Sipas burimit, Ervinit i kanë thënë se me këtë duhet pasur kujdes se ka shumë kundërshtarë dhe se mund ta vrasin. Ervini i është përgjigjur që le të bëjnë   cfarë të duan, për mua ka rëndësi që të mos më ndodhë  ngjarje  tek objekti im.Burimi i informacionit dyshon se Ervin Mata mund ta përdorë Talon për të eleminuar ndonjë nga kundërshtarët e tijë.

Ju  bëjmë me dije se nga ana jonë është këmbëngulur  se sa të sigurtë e ka burimi këtë informacion dhe ai ka ngulur këmbë se është tepër e sigurtë për këto takime dhe personi që e ka vënë në dijeni është lidhje e afërt e Ervin Matës dhe ngul këmbë që të ruhet pasi është një ndër përsonat e pakët që ka dijeni për takimet e Talos me Ervin Matën.

***

Biznesmeni Ervin Mata është personi i cili mbrëmjen e 4 tetorit 2018 u përplas me armë në një nga lokalet e ish bllokut me grupin e Ervis Martinajt. Në ngjarje mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe u plagos Elion Hato dhe Ervis Martinaj.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull