E pranon Berisha: Jam takuar me Ilir Metën në selinë e PD. Kemi rënë dakord për një…

1 Minuta Lexim

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha pranon se është takuar me kryetarin e Partisë së Lirisë Ilir Meta me të cilin ka diskutuar për protestat.

Në një bashkëbisedim me gazetarët nga selia blu, Berisha u shpreh se nuk është caktuar ende një datë për protestën.

“Jam takuar me zotin Meta. Nuk kemi fiksuar datë për protestë. Kemi rënë dakord për një aksion të fuqishëm opozitar për përballje me këtë regjim, që po shtrëngon çdo ditë e më shumë monizmin e tij në vend, vjedhjet dhe plaçkitjet e qytetarëve shqiptarë dhe sundimin e krimit.

E theksova dhe e theksoj sërish, zhvillimet e dy ditëve të fundit kanë qenë zhvillime që në një shtet normal të kujtojnë grushte të pjesshme të shtetit.

Ti je kryeministër, por nuk mund të heqësh drejtorin e Policisë së Shtetit pa motive të forta dhe publike. E heq atë, vetëm për qëllime të mbrapshta, kur nuk tregon motivet.

Ti je kryeministër, por nuk mund të zëvendësosh drejtorin e SHISH pa shkarkuar drejtorin. Atë e kanë nisur në shkollë pa afat. Paska qenë i pashkolluar ky Helidoni. Ka muaj të tërë në SHBA.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull