Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për Ludjan Zaimin, efektivin e policisë të akuzuar për vrasjen e kolegut të tij, Çaush Saliasi, brenda Komisariatit nr.3 në kryeqytet.
Sipas prokurorisë, Zaimi duhet të gjykohet për akuzën e “vrasjes së punonjësit të policisë”. Pas përfundimit të hetimit, avokatët kanë 10 ditë kohë të paraqesin kundërshti, para se dosja të dërgohet në seancë paraprake.
Polici ekzekutoi kolegun pak minuta, pasi të dy do të merrnin shërbimin për turnin e tretë si patrullë e përgjithshme.
25 vjeçari Zaimi qëlloi me armën e shërbimit mbi kolegun e tij 35 vjet më të madh në moshë, i cili bënte shaka me të dhe shpesh e ironizonte.
Saliasi u dërgua në Spitalin e Traumës, por ndërroi jetë 20 minuta, pasi u fut për ndërhyrje urgjente.