Frederik Stamati
Thesari Apollonise, zbuluar ne vitin 1975.
U zbulua nga ushtaret, kur po hapnin nje transhe ne kodren e Apollonise. Perbehet nga 1874 monedha romake republikane prej argjendi te shek. II-I per. Vetem nje cope eshte e Dyrrahut. Eshte nje nga thesaret republikane me te medhej te zbuluar jashte teritorit te Italise. Ishte futur 1,3 metra nen toke. Aty prane u zbulua edhe nje amfore romake, e thyer dhe pak me tej guret e themelit te nje banese. Thesari ishte fshehur jashte baneses. Fshehja duhet te kete ndodhur ne vitin 44 per, keshtu rezulton nga monedhat. Ne ate kohe ka qene nje situate e veshtire.
Kur erdhen ne laborator, monedhat ishin mbuluar nga produktet e korrozionit, etj. U desh nje periudhe e gjate kohe qe te restaurohej. Ne kete rast perdorem per here te pare edhe mbrojtjen anodike, qe siguron shume mire konservimin.
Ne monedha verhehen figura te ndryshme, si koka e Apollonit, e Romes, e Marsit, Saturnit, Jupiterit, busti i Minerves, dioskuret, fitorja, kalores, etj, kryesisht figura te mitologjise.
Rendesia e tij eshte e madhe ne studimet numizmatike. Ato i ka kryer dhe botuar numizmatja Shpresa Gjongecaj Vangjeli .
Qe nga koha e restaurimit thesari ruhet mjaft mire ne kushte shume te mira dhe siguri te larte.