INSTAT: Paga mesatare në Shqipëri, 60 mijë lekë

2 Minuta Lexim

Paga mesatare mujore bruto për një të punësuar, gjatë tremujorit të dytë 2022, është 60 mije lekë, duke u rritur me 7% krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, ku paga mesare ishte rreth 56 mijë lekë.

Sipas INSTAT, gjatë tremujorit të dytë të këtij viti, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar në sektorin e Aktiviteteve financiare dhe të sigurimit është 2,16 herë më e lartë sesa mesatarja në nivel kombëtar, ndërsa në grup-aktivitetin e Bujqësi, pyje dhe peshkim është 34% më e ulët.

Për një të punësuar në grup-profesionin e menaxherëve, Ligjvënësve, nëpunësve të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorëve ekzekutivë është mbi 68,% më e lartë sesa mesatarja në nivel kombëtar, ndërsa në grupin e Punëtorëve (Profesione elementare) është 36,3 % më e ulët.

Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, gjatë tremujorit të dytë 2022 paga mesatare bruto për aktivitetin e Ndërtimit, ka rritjen më të madhe prej 13,4 %, ndërsa rritjen më të vogël e ka grup-aktiviteti i Administratës publike; arsimi; shëndetësia dhe aktivitete të punës sociale prej 0,1 %.

Por edhe pse INSTAT raporton për një rritje të pagës në tremujorin e dytë, çmimet në periudhën prill-qershor janë shtrenjtuar, ndërkohë që dhe inflacioni ka qenë në nivele të larta, me një mesatare rreth 6.5%, duke bërë që të ardhurat reale të kenë mbetur në vend.

Ndërkohë që në korrik dhe gusht inflacioni ka arritur nivele shumë më të larta përkatësisht 7.5 dhe 8%  duke tjekaluar edhe rritjen e nivelit të pagave.

Viti 2021      56.710 lekë

Vitit 2022     60.666 lekë

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull