Inteligjenca britanike: Ukraina po shfrytëzon lidershipin e dobët në ushtrinë ruse

1 Minuta Lexim

Forcat ukrainase po shfrytëzojnë lidershipin e dobët të ushtrisë ruse, sipas një deklarate të Ministrisë së Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar, shkruan The Guardian.

Në konferencën e përditshme të inteligjencës, theksoi se Ukraina e kishte bërë këtë duke përfituar nga “logjistika, administrimi dhe udhëheqja e dobët” në ushtrinë ruse.

“Që nga 29 gusht 2022, Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë kryer ofensiva në jug të Ukrainës. Një element i kësaj ofensive është  avancimi i vazhdueshëm në perëndim të lumit Dnipro, duke u fokusuar në tre akse brenda Kherson të pushtuar nga Rusia.

Operacioni ka objektiva të kufizuara por forcat e Ukrainës ka të ngjarë të kenë arritur një shkallë të papritur taktike; duke shfrytëzuar logjistikën, administrimin dhe udhëheqjen e dobët në forcat e armatosura ruse.

Me vazhdimin e luftimeve në  Donbas dhe Kharkiv, një vendim kyç për komandantët rusë në ditët në vijim do të jetë se ku të do të vendosen forcat reservë.”

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull