Teksa dëgjoja lajmet (e bëj herë pas here ketë gabim) dëgjova Kryeministrin i cili teksa justifikonte ikjen e të rinjëve, ftonte pensionistët gjermanë të pleqëronin buzë detit në një vend plot diell si Shqipëria .
Edhe mendja padashur më shkoi tek dy miqtë e mi të cilët sapo kanë nisur të dy fëmijët jashtë me studime . E teksa diskuton me prindër të cilët nisin fëmijët e tyre shpesh që 16 vjec, ndoshta edhe për të mos u kthyer më , e kupton që ky vend ka shumë probleme por problemi më i madh është arsimi.
Studiuesit dhe strategët e kanë kuptuar prej kohësh se kombet e kanë forcën tek njerëzit. Edhe pse shpesh argummenti konvencional është se numri i popullsisë përcakton forcën e kombit , nuk është e vertetë . Njerëzit në disa vende kanë potencial ekonomik shumë më të madh se njerëzit në vende të tjera. Për shembull , Zvicra ka më pak banorë se Burundi, por PBB-ja e saj për frymë është 90 herë më e madhe se ajo e Burundit.
Në një epokë kur produktiviteti i një personi të vetëm në një vend mund të jetë më i madh se ai i 90 njerëzve të një vendi tjetër, tregon se është produktiviteti njerëzor që ndikon gjithnjë e më shumë në balancën globale të pushtetit. Produktiviteti, nxitet nga përmirësimet në kapitalin njerëzor, edhe kryesisht nga arsimi. Një numër në rritje i kërkimeve ka treguar se arsimi eshte investimi me shkallën më të lartë të kthimit – veçanërisht arsimi parauniversitar, i cili kthen mbrapsht 17 dollarë për çdo 1 dollarë të investuar.
Zvicra që mban vendin e parë në renditjen botërore ku ky investim është 24.5% e PPB për frymë ose 20,088 dollarë për nxënës . Për Serbinë është 11.2 % e PBB për frymë ose 822 dollarë për nxënës dhe për Shqipërinë ky investim është 416 dollarë në vit për nxënës ose sa 8% i PBB për frymë.
Problemi i parë është se niveli i investimit në arsim varet nga konteksti i vendit . Qeveritë që përgjithësisht e shikojnë ekonominë si “program punësimi “ vetmjaftohen me vetpunësimin pa produktivitet i cili nuk është gjë tjetër vecse papunësi e fshehur. Ato kanë pak nxitje për të investuar në arsim. Siç shpjegon Daron Acemoglu, Simon Johnson dhe James A. Robinson, kornizat institucionale arsimore në vende të tilla priren të jenë të dobëta . Fuqia ekonomike dhe politike zakonisht përqendrohet në duart e të pasurve, të cilët kundërshtojnë rritjen progresive të taksave, të nevojshme për financimin e arsimit cilësor universal, edhe rezultati është gracka ose spiralja e varfërisë për pjesën tjetër.
Elementi i dytë , është keqkuptimi se arsimimi ka lidhje me numrin e diplomave universitare. Ekonomistët që kanë studiuar marrëdhënien midis arsimit dhe rritjes ekonomike konfirmojnë atë që sugjeron sensi i shëndoshë i arsyetimit: numri i diplomave të universitetit nuk është aq i rëndësishëm. E rëndësishme është sa mirë studentët zhvillojnë aftësitë të tilla si të menduarit kritik dhe aftësia për zgjidhjen e problemeve.
Mosnjohja e kësaj pike ka pasur pasoja të rëndësishme për Shqipërinë. Ndërsa vendi përqafoi arsimin e lartë masiv, kostoja e mbajtjes së universiteteve u rrit në mënyrë dramatike .
Ishte e vështirë përmbushja në të njëjtën kohë, nga arsimi i lartë masiv i tre objektivave – cilësi, sasi dhe efikasiteti i kostos, dhe si i tillë kompromisi është bërë në kurriz të cilësisë. Me numrat e larta të diplomimit dhe shpenzimet ulta , cilësia e arsimit lartë vendas ka rrëshqitur në greminë , pa kthim. Ai nuk ushqen më as shpresën për prosperitet ekonomik personal e as zhvillimin ekonomik kombëtar .
Së treti ky atrofizim i arsimit, i cili bëhet i dukshëm i frikshëm, i pashpresë në arsimin e lartë, është një nga shtysat kryesore të emigracionit.
Nëse nuk i kthejmë sytë nga arsimi , Kryeministri nuk e ka keq, na mbetet vecse të bëhemi azil i pensionistëve europianë , duke përdorur detin edhe diellin që na i ka dhuruar natyra .
E ndërsa Mëma natyrë u kujdes e na dha c’kishte në dorë ,Kryeministrin e kemi zgjedhur.
Ku të ankohemi ?
Ps. Gruaja – kjo gjëja qe po ndërton është e paqëndrueshme edhe mund të bjerë mbi fëmijët !
Burri Fëmijet tanë, nuk shkollohen këtu por jashtë!