Kinematografia në zi: Ndërron jetë fituesja e çmimit “Oscar”

2 Minuta Lexim

Fituesja e çmimit Oscar Louise Fletcher, e cila njihet për roline saj të paharrueshëm si infermiere Ratched në ‘One Flew Over the Cuckoo’s Nest’, ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare.

Aktorja amerikane vdiq në shtëpinë e saj në jug të Francës, sipas agjentit të saj.

Ndërsa ajo ishte më e njohur për portretizimin e saj të Nurse Ratched, karriera e Fletcher zgjati rreth gjashtë dekada, duke përfshirë TV dhe filma.

 

Fletcher ishte e panjohur kur u zgjodh për të luajtur rolin e infermieres Ratched në filmin One Flew Over the Cuckoo’s Nest të vitit 1975. Ajo filloi karrierën e saj të aktrimit në vitet ’50, por ndaloi së luajturi për më shumë se një dekadë për të rritur fëmijët e saj.

Fletcher fitoi një Oscar në vitin 1976 për rolin e saj. Ndërsa karriera e saj nuk arriti më kurrë të në njëjtat lartësi, Fletcher pati një rol të përsëritur në shfaqjen televizive Star Trek: Deep Space Nine dhe fitoi nominime për Emmy për të ftuar në filmat Picket Fences dhe Joan of Arcadia, përkatësisht në 1996 dhe 2004.

Ajo u martua me producentin Jerry Bick në vitet 1960, dhe më pas u divorcuan në vitin 1977. Ajo la pas dy djem, John dhe Andreë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull