Klubit grek i kushtoi shtrenjtë, futbollisti shqiptar: Ende s’i kam marrë 180 mijë eurot

2 Minuta Lexim

Kur dukej se gjithçka po shkonte mirë, Idriz Batha nuk mundi të bëhej pjesë e klubit grek të Larisës. Shkak për këtë është bërë një foto që ai bëri me shqiponjën dykrenare. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2018, por futbollisti shqiptare tregon se fotoja ishte realizuar shumë vite më parë.

Ai ka pozuar duke formuar shqiponjën me dy duar dhe ky gjest, është parë si provokim nga klub grek. Duke folur për këtë ngjarje në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ai theksoi se fotoja ishte thjesht një justifikim nga ana e tyre. Për këtë ngjarje, klubi grek është dënuar nga FIFA.

“Ishte një foto që postova në Instagram disa vite më parë. Kam qenë me Partizanin dhe kam qenë në një udhëtim me ekipin. Ishte thjesht një foto e rastit. Dua të theksoj se Larisa nuk është se nuk firmosi, thjesht nuk e respektuan. Prishën marrëveshjen dhe shkak ishte fotoja.

Mendoj se ka qenë një justifikim sepse kam mësuar nga të tjerët se ish presidenti i Larisës ka pasur probleme dhe me futbollistë të tjerë. Ishte një justifikim për të prishur marrëveshjen. Është çështje shumë e rëndë, për mua si shqiptar është ofendim por dhe Fifa nuk toleron raste të tilla.:

Sa i përket pagesës 180 mijë euro që ai përfitoi nga dënimi i klubit grek, ai tha: Përsa i përket pagesës nuk më ka kaluar komplet. Para disa ditësh, kemi bërë një marrëveshje me presidentët e rinj që në harkun kohor të dy muajve duhet t’a paguajnë të gjithë shumën.”

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull