Liz Truss është kryeministrja e re e Britanisë së Madhe. Ashtu siç pritej, ajo mundi Rishi Sunak dhe u zgjodh në krye të Partisë Konservatore. Truss mori 81,326 vota, ndërsa Sunak 60,399.
Sipas asaj që shkruan BBC, sfida e parë urgjente e udhëheqëses së re të konservatorëve është shpallja e një plani për të trajtuar kostot në rritje të energjisë.
Truss mësohet se po shqyrton një ngrirje të faturave të energjisë. Ekipi i saj po shikon “shumë masa”, thotë një burim për BBC, të cilat pritet të bëhen publike të enjten.
Truss pritet të marrë zyrtarisht detyrën e kryeministres të martën, kur do të udhëtojë për të takuar mbretëreshën në Balmoral të Skocisë.