Kryebashkiaku Veliaj në Uashington, pritet nga kryetari i Senatit Amerikan, Chuck Schumer: “Krenarë ta kemi mik dhe aleat”

2 Minuta Lexim

Në ditën e dytë të vizitës së tij në Uashington, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u prit nga kryetari i Senatit Amerikan, Chuck Schumer. Në një postim në Tëitter, Veliaj shprehet se Schummer është ndihmues I madh për zgjidhjen e problemeve të komunitetit, sidomos për shqiptarët që jetojnë në Nju Jork dhe më gjerë.                                                                                                                                                                                                                      “Shumë i nderuar takova kryetarin e shumicës në Senatin Amerikan, senatorin Schummer në Capitol Hill. Ai meriton numrin 10 për zgjidhjen e problemeve të komunitetit, sidomos për komunitetin shqiptar në Nju jork dhe më gjerë. Jemi krenarë që e kemi mik të mirë dhe aleat”, shkruan Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës i dhuroi Senatorit Schummer edhe një fanellë të kombëtares shqiptare me numrin 10. Veliaj ndodhet për një vizitë në Uashington, ku ka zhvilluar një sërë takimesh të rëndësishme në Kongresin dhe Senatin Amerikan. Ai u prit edhe nga kryetarja e Kongresit, Nensi Pelosi, si dhe nga ish kandidati për President të SHBA-së, senatori Mitt Romney.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull