Ish-sulmuesi i Bayernit, Robert Lewandowski, është rikthyer në Munih me fanellën e gjigantit katalanas, por është larguar i zhgënjyer nga arena “Allianz Arena”, pasi skuadra e tij është mposhtur nga ish-shokët e tij, teksa ai vet ka hasur në fishkëllima të tifozëve.
Sulmuesi polak u deklarua në rrjetet sociale pas ndeshjes së mbrëmshme, të cilën Bayerni e fitoi 2:0.
“Ishte një natë e vështirë, tani është koha të fokusohemi në të ardhmen”, shkroi Lewandowski në Instagram.
Futbollisti polak kaloi tetë vite në fanellën e gjigantit bavarez. Ai është golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e klubit pas legjendarit Gerd Müller.