Libraria lundruese më e madhe në botë zbarkon në Vlorë

1 Minuta Lexim

“Logos Hope”,  libraria më e madhe lundruese në botë mbërrin në portin e Vlorës. Logos Hope ka më shumë se 5 mijë tituj librash dhe në bord ka një ekuipazh vullnetarësh nga rreth 60 vende të ndryshme nga e gjithë bota, rreth 400 persona.

Anija e veçantë është duke zhvilluar një tur lëvizës në Mesdhe, ndërsa veç Vlorës do të qëndrojë edhe në Durrës.

Është hera e parë që libraria e madhe lundruese mbërrin në vendin tonë. Qëllimi i këtij ekuipazhi është ndarja e shpresës, njohurive dhe dijeve me njerëzit në mbarë botën. Sot në ceremoninë zyrtare ajo është e hapur duke përcjellë kështu qëllimin e saj, si dhe janë shprehur vullnetarë dhe drejtues që qëndrojnë në bord.

Në ceremoni ishin të pranishëm edhe zyrtarë e pushtetarë për të cilët kjo është një nismë shumë e rëndësishme edhe për qytetin e Vlorës.

Logos Hope u ndërtua në vitin 1973. Biblioteka lundruese ka vizituar mbi 150 vende në të gjithë botën dhe është vizituar nga miliona njerëz. “Logos” do të thotë fjalë, çfarë tregon qartë qëllimin, ndërsa mijëra njerëz janë frymëzuar pas vizitës aty.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull