Yevgeny Nuzhin, 55 vjeç, është një i dënuar për vrasje në Rusi, i cili u rekrutua nga ushtria e Vladimir Putin gjatë ditëve të fundit për të luftuar në Ukrainë, por tashmë ai i është dorëzuar ushtrisë së Zelensky-t, duke thënë se po përdorej si “mish për top”.
Pasi kreu 24 vjet burg për një vrasje të ndodhur në vitin 1999, Nuzhin ishte një nga mijëra të burgosurit që nënshkruan kontratën për të rifituar lirinë e tyre nëse do të mbijetonin 6 muaj në luftë.
55-vjeçari, i cili ndodhet në paraburgim nga ushtria ukrainase, tha se e kuptoi që po dërgohej drejt vdekjes kur ai dhe njësia në të cilën bënte pjesë u urdhëruan të ndihmonin në kërkimet për gjetjen e ushtarëve rusë të vdekur apo të plagosur në fushëbetejë në Luhansk.
Aktualisht, është e paqartë se çfarë do të ndodhë tani me Nuzhin, bashkëshortja dhe fëmijët e të cilin ndodhen aktualisht në Rusi.