Mbi Konspiracionistet e Tiranes

2 Minuta Lexim

Gezim Basha

Konspiracionisti me i famshem shqiptar, nje fare Frederik Çako, ben jehone mediatike ne Tirane me nje mashtrim te paster. Sipas tij, ne SHBA paska 40 milione te papune, nje bombe sociale qe pritet te shpertheje….

E verteta eshte se sipas statistikave nga Departamenti i punes, papunesia ne Amerike eshte rreth 3.5 %, me e ulëta ne vendet e industrializuara. Punesimi i ka kaluar nivelet e para pandemise me rreth 70 mije vende pune dhe ritmi i hapjes se vendeve te reja te punes eshte me i shpejti ne 50 vitet e fundit. Te papune sot jane vetem ata qe i shmangen punes. Paga me minimale per puntoret me te pakualifikuar—kryesisht nxenes shkollash te mesme qe punojne part time—sapo punesohen ne McDonald, është $ 15 ne ore plus nje shperblim prej te pakten $ 1 mije dollaresh nese e pranojne oferten.

Per te shmangur varesine nga prodhuesit e huaj te mallrave te konsumit, dukuri e vrejtur gjate pandemise, krahas industrise se sherbimeve, po investohet fuqishem ne prodhimin brenda vendit. Doktrines, “kinezet punojne, ne lozim bilardo,” i erdhi fundi.

Konspiracionistet e Tiranes jane kryesisht perhapes lajmesh te rrejshme me syte nga Kremlini! Me syze, dylbi apo teleskope te markave sovjetike….

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull