Koalicioni i krahut të djathtë i udhëhequr nga partia e ekstremit të djathtë “Vëllezërit e Italisë” duket se do të fitojë zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme të Italisë, ndërsa udhëheqësja Giorgia Meloni pritet të formojë qeverinë e re dhe të bëhet kryeministrja e parë femër e vendit.
Por si arriti në këtë rezultat vendi, i dalë nga dy vjet kufizime të pandemisë COVID-19 dhe nga një “luftë” me inflacionin në rritje dhe një krizë të kostos së jetesës të përkeqësuar nga lufta në Ukrainë? Dhe çfarë na tregon kjo për të ardhmen e Italisë?
Këto dhe të tjera pyetje, Euronews.com ia ka bërë tre ekspertëve të politikës italiane.
Si u ngjitën në krye të politikës italiane “Vëllezërit e Italisë dhe Giorgia Meloni?
Sipas sondazheve të rezultateve të para dhe parashikimeve të hershme, koalicioni i krahut të djathtë i udhëhequr nga partia e Melonit, i shoqëruar nga “Liga” e Matteo Salvinit dhe “Forza Italia” e Silvio Berlusconit fiton 43.79 për qind të votave.
Qendra e majtë mbeti pas me 26.13 për qind të votave, e ndjekur nga “Lëvizja Pesë Yjet” me 15.42 për qind.