Amir Rrahmani e ka nisur këtë sezon në mënyrën mjaft të mirë, duke shkëlqyer me fanellën e Napolit.
Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, klubi nga Kampanja do të ketë një takim shumë shpejt me përfaqësuesin e mbrojtësit kosovar për të vijuar bashkëpunimin me 28-vjeçarin, i cili do të shpërblehet falë paraqitjeve fantastike edhe me një rritje të ndjeshme të pagës.
Rrahmani luan sezonin e tij të tretë me të kaltërit teksa është në skadencë kontrate më 30 qershor 2024.
Aktualisht në këtë sezon me napoletanët në Serinë A italiane, është aktivizuar gjithsej në 6 ndeshje duke mos shënuar dhe asistuar dot.
Më parë, Amir Rrahmani ka mbajtur veshur edhe fanellat e Veronës, Dinamo Zagreb, Lokomotiv Zagreb, RNK Split, Partizani dhe Drenica.