Ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike me Iranin, Balluku: Si pjesë e NATO-s kemi armiqtë tanë, por jemi një nga vendet më të sigurta në Europë

1 Minuta Lexim

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku komentoi vendimin e qeverisë për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin, pasi qëndron pas sulmeve kibernetike.

Ajo tha se Shqipëria është një vend i sigurt, por fakti që është pjesë e NATO-s s’do të thotë se nuk ka armiq.

“Shqipëria është një nga vendet më të sigurta në Europë, që nuk është vendosur kurrë nën sulme terroriste. Jo se nuk jemi të ekspozuar.

Pasi fakti që jemi anëtarë të NATO-s na bën që të kemi armiqtë tanë. I siguroj qytetarët, do vazhdojmë të bëjmë të njëjtën punë të mirë.”, tha Balluku.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull