NXENËSI I USTA LAVER BERIUT

6 Minuta Lexim
Mitro Cela                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                  Cikli: Personazhë në rrugë

                                                                                                                                                                                                                                                                                            – Artur Ylli Zeqiri: nga Përmeti në Bordo.-
Sarandë. Pano Bakalli marton vajzën.
Dasma në restorant “Santa Quaranta”.
Muzikë popullore dhe valle.
Një pushim.
Në mes të sallës një artist me violinë!
Ezmer. Veshur me shije. Këmishë e bardhë. Zhile-jelek.
Mendova: artist francez.
Violina nisi të vallëzonte.
Melodi e qetë.
Pastaj kërceu.
Nisi vrapin.
U ngrita në këmbë. E pashë artistin nga afër.
Harku u tendos. Mu duk sikur iu këput një fije.
Violina më kujtoi gërnetën e Laver Bariut.
Nga larg më vinte melodia e këngës : ”Mora rrugën për Janinë”
-Qante gërneta. Vajtonte Ylli Zeqiri. Këngëtari i famshëm përmetar, mik i Mentor Xhemalit.
Në sallë ra qetësi. Artisti dhe violina u bënë një.
Nisi një vals. Një balandë.
Salla e dasmës mu duk si skenë muzike.
Artisti u zgjat. U zgjerua.
Djersët lagën flokët.
Pikat e djersës binin mbi violinë.
Sa zgjati? Mu duk sikur violina kishte fillim. Nuk kishte fund.
Qetësi. Artisti u ul. Iu afrova.
-Mitro! Nuk po më njeh? Jam Artur Ylli Zeqiri.
-Vazhdon në Permet?
-Jam në Bordo. Në Francë.
-Vetëm?
-Me familjen. Kam 9 vjet.
-Pse e le Përmetin për Bordonë?
-Një muzikant francez fitoi një projekt në Bruksel. Bashkoi një shqiptar. Nje sirian. Një indian. Një arab. Krijoi grupin “Miksi”.
-Ti i bie violinës?
-Jo. Luaj edhe me lahutë. Klarinetë. Violinë. Këndoj.
-Ku ke mësuar?
-Violinën në lice dhe institutin e arteve.
Veglat e tjera në shkollën “Sazet e Përmetit”.
Me usta Laver Bariun.
Këngën me babain: Ylli Zeqirin.
-Laver Bariun e kam pasur mik të babait dhe mikun tim.
-Baba im ishte shofer në Përmet. Laveri punoi ca kohë si ndihmës.
Unë kam qënë në shtëpinë e Laverit. Kemi ngrenë e kemi pirë. Kam bërë edhe intervista. Por më ka dalë nga mendja për ta pyetur:
-Pse mban mbiemrin “Bariu”?
-Babai i usta Lavetit, quhej Bari Nurkia. I famshëm në kohën e Zogut në Korçë. Leskovik. Përmet.
Ai donte që Laveri të mësonte lahutën. Vëllait Mamanit i bleu klarinetë.
Vëllai nuk kishte talent. Laveri. I mësoi të dyja.
Duke adhuruar babain, shkoi në gjendjen civile. Ndërroi mbiemër. Nga “Nurkia” në “Bariu”.
Korrigjim vetëm për vete. Vëllezrit. Djemtë mbajtën mbiemrin “Nurkia”.
-Në Francë, cila vegël nga sazet e Përmetit pëlqehet më shumë?
-Lahuta.
-Kanë lahutë francezët?
-Po. Me një ndryshim. Jona ka dy tela. Francezia ka vetëm një tel.
Kam një projekt: dua ta përsos lahutën tonë…

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull