Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet i kthjellët por nuk do të mungojnë edhe alternimet e vranësira të pakta deri mesatare dhe kryesisht përgjatë relieveve kodrinore-malore në lindje të territorit.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 1-7 m/sek, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore fiton shpejtësi dhe bëhet intensive deri në 12-17 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 17/26 | Diell |
Kukës | 13/23 | Diell pak re |
Lezhë | 17/26 | Diell |
Dibër | 13/26 | Diell pak re |
Durrës | 17/31 | Diell |
Tiranë | 20/28 | Diell |
Elbasan | 20/29 | Diell pak re |
Berat | 18/31 | Diell pak re |
Vlorë | 18/28 | Diell |
Korcë | 14/25 | Diell pak re |
Gjirokastër | 15/31 | Diell pak re |
Sarandë | 16/29 | Diell |