Parashikimi i motit për ditën e diel, 18 shtator 2022

1 Minuta Lexim

Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira në pjesën e parë të ditës e prej mesdite mot kryesisht i kthjellët.

Gjatë orëve të natës deri në mëngjes reshje shiu me intensitet të ulët. Deri në mesditë përgjatë relieveve malore reshje lokale shiu.

Era do të jetë nga jugperëndimi–veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e hera-herës fiton shpejtësi deri në 15m/sek.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull