Ka përfunduar pak më parë takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe Albin Kurtit. Të dy liderët u takuan këtë të martë në vilën qeveritare “31” në Tiranë.
Mbledhja e cila u zhvillua me dyer të mbyllura, zgjati rreth dy orë. Sipas “Report Tv” mësohet se në takim është folur për bashkëpunimin Shqipëri-Kosovë, në fushën e infrastrukturës.
Konkretisht për Portin e Durrësit, si edhe për hekurudhën Tiranë-Prishtinë. Kurti ka qenë u shoqëruar nga ministri i Financave. Gjithashtu në fokus të bisedës ka qenë edhe rezoluta e miratuar në Kuvend kundër raportit të Dick Marty-t.