Përgjaket fundjava, aksidentet iu marrin jetën 2 këmbësoreve

2 Minuta Lexim

Këmbësorët vijonjnë të mbeten një nga faktorët kryesorë të aksidenteve me viktima.

Kjo fundjavë është mbyllur me 2 viktima dhe 4 të plagosur si pasojë e aksidenteve rrugore të shënuara gjatë së premtes në akse të ndryshme të vendit.

Viktima e parë u shënua në orët e para të mëngjesit pranë Mbikalimit të Patokut në aksin e autostradës Mamurras- Milot. Një grua është përplasur nga një makinë duke mbetur e vdekur në vend.

Drejtuesi i makinës pas aksidentit është larguar nga vendngjarja. Dyshohet se viktima i ka prerë rrugën makinës gjatë kalimit nga njëri krah i rrugës në tjetrin.

4 persona kanë mbetur të lënduar në një tjetër aksident të rëndë automobilistik në aksin rrugor Lezhë-Laç në afërsi të kryqëzimit të Shënkollit.

Dy automjete janë përplasur “kokë më kokë” me njëri-tjetrin e për pasojë kanë mbetur të plagosur 4 personat.

Mosrespektimi i semaforëve, vijave të bardha si dhe lëvizja jashtë korsisë së dedikuar janë disa nga shkeljet më shpeshta. Jo të pakta janë rastet kur shoferët shkelin rregullat e qarkullimit.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull