Profesor Prifti uron Dr. Kaçanin për të renë kirurgjikale

1 Minuta Lexim

Përmes një statusi në fb e tij, Prof.Dr. Edvin Prifti njofton publikisht për një ndërhyrje të suksesshme kirurgjikale të realizuar nga kolegu i vet në QSUT, Doktor
Andi Kaçani. Profesori i njohur i kardiologjisë në vend shkruan:
-Sot ne QSUT kolegu im dr. Andi Kacani realizon ne vazhden e te rejave kirurgjikale realizimin e nje procedure te re pikerisht zevendesimin e valvoles se aortes me nje proteze pa qepje ne nje qasje mini invazive me hapje siper gjirit te djathte. Nje hap real dhe i vertete ne vazhden e nderhyrjeve mininvazive. Komplimentet dhe pergezimet e mia per dr. Kacanin. E falenderoj pa mase qe ne kete rrugetim me krijoi kete satisfaksion dhe surprize te mrekullueshme dhe te papritur.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull