Qeveria shqiptare miraton rritjen e pensioneve dhe pagës minimale

1 Minuta Lexim

Këshilli i Ministrave në Shqipëri ka miratuar të mërkurën vendimin për rritjen e pensioneve dhe të pagës minimale.

 

Nga ky vendim përfitojmë rreth 678 mijë pensionistë, të cilët nga tetori do të kenë rritje të pensioneve në nivelin 9.5 për qind, tha ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj në një dalje për mediat.

Paga minimale, sipas vendimit të fundit, shkon nga 32,000 lekë [272 euro] në 34,000 lekë [290 euro].

Ky është një vendim që prej mbi 200,000 të punësuar që përfitojnë nga vendimi. Pra kemi 900,000 qytetarë që përfitojnë nga rritja e pensioneve dhe pagës minimale”, tha Ibrahimaj.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull