‘Rama mbajti peng Bashën’, Spaho: Dosja e financimeve ruse u përdor për shantazh

1 Minuta Lexim

Deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho thotë se dosja e financimeve ruse është përdorur nga kryeministri Edi Rama për të shantazhuar ish-kreun e PD, Lulzim Basha.

Në një intervistë për Euronews Albania, Spaho kërkoi që prokuroria të zbardhë një herë e mirë këtë çështje në mënyrë që të ndajë veprimet individuale të ish-kryetarit nga PD, që sipas tij nuk ka asnjë lidhje me Rusinë apo paratë ruse.

“Duhet një hetim që të ndajë PD nga veprimet individuale të Bashës. S’kemi pse të mbajmë njolla të tilla kur PD nuk është e përzierë. Rama e mbajti peng Bashën nga 2017 deri vjet dhe vazhdon të mbajë peng një korrent që është afër Bashës në grupin e PD”, tha Spaho.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull