Sali Berisha sulmon Bashen: Mori 600 mijë euro, por i mbajti për vete, s’i ndau me ne

2 Minuta Lexim

Gjatë takimit me qytetarë të Pukës, Sali Berisha u ndal tek financimi rus i Partisë Demokratike. Sipas Berishës, Rama mori peng për zverku Bashën, pasi tha se kjo punë do të hetohet deri në fund.

Ai bëri thirrje që të gjithë demokratët të bashkohen, ndërsa Lulzim Bashës i kërkoi që të tregojë kush është e vërteta e financimit rus.

Berisha tha se Basha mori 600 mijë euro për vete dhe s’i ndau me askënd në PD.

“Rama më 3 mars 2018 shkruan se ky i ka futur duart në xhepat rusë dhe kjo punë do hetohet deri në fund. Si e hetoi, e mori peng për për zverku, në një akt të shëmtuar, anti demokratik dhe anti kombëtar.

Tani ne të gjithë demokratët duhet të bashkohemi, por ata që patën mashtrimin më të vogël e kanë të qartë se kush e kishte në dorë Bashës. Sot duhet të bashkohemi.

Ai e mohoi prapë, nëse e mohon trego një për një cila është e vërteta. Nga dolën 600 e ca mijë euro? Ato janë të përshkuara tamni. Nuk është Edi Rama për ti mbyllur. Akti i tij ka qenë 100% personal, nuk i ka dhënë asnjeriu në PD”, tha Sali Berisha.

Berisha tha gjithashtu se Rama është armiku dhe për të ardhur në pushtet nuk do përdorin dhunën, por një revolucion paqësor.

“Ne kemi një armik para, dhe ky armik është Edi Rama. Ne nuk vijmë në pushtet me dhunë, por me kryengritje paqësore ne duhet ta heqim nga pushteti atë. Nëse ne e lejojmë  këtë armik që dhunon votat dhe lirinë, interesin kombëtar Shqipëria do zhbëhet, por ne këtë nuk do ta pranojmë kurrë. Ndaj duhet të bashkohemi. Ky vend nuk është për tu braktisur, por ky vend është i bekuar”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull